Mou: Klasikja të jep vetëm 3 pikë

04/10/2012 21:40

Jose Mourinho ka folur për ndeshjen Barcelona-Real Madrid (të dielën, ora 19:50) duke u shprehur se “të dashuruarit pas futbollit lënë gjithçka kur luhet një Klasike”.

“Një ndeshje Madrid-Barça është një mrekulli ta luash. Në këtë kuptim kjo ndeshje është pak më e rëndësishme se të tjerat e kampionatit spanjoll. Gjithsesi, objektivi ynë është të fitojmë kampionatin dhe jo vetëm Klasiken.”

“Ndeshja e 7 tetorit të jep vetëm 3 pikë, por për ata që duan futbollin është shumë më shumë”, deklaroi Mourinho në një intervistë për ‘Bein Sport’.

Tekniku i madrilenëve foli edhe për objektivin tjetër të madh të madrilenëve, Ligën e Kampioneve.

“Varet nga detajet. Mendoj se askush nuk mendon se Chelsea ishte ekipi më i mirë në botë sezonin e kaluar, por ata e fituan Champions-in. E rëndësishme është që të shkosh deri në çerekfinale dhe gjysmëfinale e më pas mund të fitosh ose jo kompeticionin”, theksoi Mourinho.

Top Channel