“Kur e takon dhe nuk ndjen…”/ Mariana Kondi, rrëfim i fortë për takimin pas 50 vitesh me babain
Ka pas krahëve dy martesa të dështuara dhe një sërë lidhjesh të pasuksesshme, por Kim Kardashian duket se ka gjetur më në fund veten tashmë që është e lidhur me reperin Kanye West.
Kardashian është shprehur në një intervistë për revistën ‘Tatler’ se nuk e imagjinon dot veten me asnjë mashkull tjetër përveç të dashurit aktual.
“West ka qenë shoku im i ngushtë dhe është diçka e mrekullueshme të kesh në krah dikë që kupton gjithçka që ka të bëjë me ty. Ai ka qenë pranë meje në të gjitha etapat e jetës sime, kështu që kjo lidhje është ndryshe nga të tjerat. Nuk e imagjinoj dot veten me askënd tjetër”, deklaroi 31-vjeçarja.
Gjithsesi, Kardashian pranon që çdo mashkull tjetër që ka pasur e ka konsideruar si “atë të duhurin”.
“Jam shumë romantike dhe gjithmonë kam besuar tek dashuria. Për këdo me të cilin lidhem mendoj se është i duhuri”, shpjegon 31-vjeçarja.
Top Channel