J.LO, përkrah Statham në filmin e ri

04/10/2012 00:00

Jennifer Lopez do ta shohim në ekranin e madh në fillim të vitit të
ardhshëm, në filmin “Parker”, ku aktorja do të interpretojë përkrah
aktorit të mirënjohur të filmave aksion Jason Statham.

Filmi, që do të shfaqet në sallat e kinemave më 25 janar, tregon jetën e Parker (Jason Statham), që është një hajdut profesionist por që ndjek disa kode etike: Kurrë mos u vidh njerëzve të varfër dhe atyre që nuk e meritojnë.

Por në vjedhjen e fundit, grupi i tij e kalon limitin dhe pasi vjedh e tradhtojnë dhe e lënë për të vdekur.

I vendosur për hakmarrje, Parker e rigjen bandën në Plam Beach, zona e të pasurve dhe të famshëmve, ku grupi po përgatit goditjen më të madhe.

Këtu Parker zgjedh si partnere Leslie (Jennifer Lopez), e cila është trokë nga ana financiare, por e pashme, dinake dhe shumë ambicioze. Së bashku ata hartojnë një plan për t’i marrë “trofeun” bandës dhe për të dalë të pastër nga operacioni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA