Figo: Cristiano meriton Topin e Artë

04/10/2012 15:25

Luis Figo është shprehur në një intervistë për ‘Al Jazeera Sport News’ se Cristiano Ronaldo meriton Topin e Artë.

Ish-futbollisti i Real Madrid deklaroi në lidhje me bashkëkombasin e tij që luan me madrilenët: “Ka fituar kampionatin spanjoll duke shënuar shumë gola e për këtë arsye mendoj se këtë vit mund të fitojë Topin e Artë.”

Gjithsesi, Figo nuk e ka të qartë se kush është futbollisti më i mirë në botë aktualisht: “Është shumë e vështirë të zgjedhësh mes Messit dhe Cristianos.”

Në lidhje me diferencën prej tetë pikësh që ndan Realin nga Barcelona në prag të Klasikes, ish-mesfushori theksoi: “Pikët që ndajnë këto dy ekipe nuk janë përcaktuese për fatin e titullit kampion.”

Top Channel