Chris Brown zyrtarizon ndarjen nga Karrueche

04/10/2012 19:40

Chris Brown ka bërë të ditur publikisht se ka lënë të dashurën e tij Karrueche Tran.

Reperi amerikan ka kohë që është protagonist në faqet e para të gazetave rozë për shkak të marrëdhënies së tij me Rihanna dhe ka pranuar se miqësia që ka me këngëtaren e famshme ishte arsyeja e ndarjes.

Në një komunikatë për mediat, Brown gjithsesi nuk pranoi se është i lidhur me këngëtaren e ‘Umbrella’.

“Kam vendosur të jem beqar për tu përqendruar në karrierën time. E dua shumë Karrueche, por nuk dua që ajo të vuajë për shkak të miqësisë sime me Rihanna”, lexohet në komunikatë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA