Tendencat muzikore në Shqipëri

03/10/2012 18:30

Nga intervistat e të rinjve në rrugët e Tiranës, duket qartë se shkarkimi i këngëve nga interneti ka zhytur në krizë dyqanet diskografike, që shesin gjithmonë e më pak disqe.

E megjithatë, dyqanet e disqeve vazhdojnë të jenë të shumta. Punonjësja e njërit prej tyre, tregoi për “Pasdite” në “Top-Channel” se ka ende një kategori njerëzish të interesuar për këto produkte.

“Ka një moshë të caktuar, sipas rrymave që blejnë muzikën. Mosha e mesme është më e interesuar, i përdorin cd për festat familjare. Muzika e lehtë blihet më pak, nga tregu vendas, ndërsa emigrantët preferojnë kryesisht muzikën popullore. Ata marrin përmbledhje popullore, qytetatare dhe këngët e reja shqiptare që kanë dalë në treg. Sivjet ka pësuar një rënie të madhe muzika turbofolk apo tallavaja siç quhet. Sivjet kërkohet një muzikë më e mirëfilltë”, shpjegon shitësja.

Një këngëtar i njohur në tregun shqiptar, “Big Basta” prodhon muzike dhe kerkesat e kengetareve tregojne se tendenca muzikore e ketij viti nuk eshte aspak e njejte me vitin e shkuar. “Më vjen mirë që sadopak muzika po del jashtë ballkanizimit, diçka për të cilën kam qenë pioneer që në fillim. Tashmë, një rrymë që po fiton gjithmonë gjithmonë e më shumë hapësirë është “dupstep”, një miksim midis “A&B”, “hip-hop” dhe muzikës elektronike, që bashkon ritmet e ngadalta me ritme të tjera më të shpejta. Ajo që po del nga tregu është turbofolku, tallavaja që ka sfiduar muzikën popullore dhe ka rënie gjithmonë e më të madhe”.

Në lokalet e natës, ku serviret edhe muzika më e fundit, na drejtojne tek shijet e muzikës “së gjalle”. Një prej grupeve më popullorë në klabet ku këndohet live, ëshët ai i formuar nga vëllezërit Endri dhe Stefi, “Vëllezërit Korçarë”.

“Ne i mbledhim njerëzit jo vetëm me këngë korçare, por nga çdo trevë. Çelësi i suksesit tonë është fakti që këndojmë me shpirt. Ritmi ynë emocional dhe shpirtëror ka qenë shumë i fortë dhe i bukur, ndër ritmi i punës tmerr i vërtetë”, deklaroi Stefi.

“Përsa i përket ritmeve të huaja, është e rëndësishme që një këngëtar të madh ta marrash dhe ta sjellësh në mënyrën tënde, jo ta kopiosh, por të këndosh ashtu siç di ti”, përfundoi Endri.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta