Dita kundër Dhunës ndaj Grave, Durrësi kërkon amnisti për armët dhe më shumë siguri Heroina mbetet ndër drogat që konsumohet më shumë nga përdoruesit në Shqipëri. Ndonëse llogariten rreth 5.000 përdorues problematikë të drogave, 63% e tyre përdorin heroinë, ndërsa 6.8% kokainën.
Përdoruesit që e marrin konsiderohen konsumatorë VIP, duke qenë se kokaina është ndër drogat më të shtrenjta për t’u siguruar.
Ndonëse të dhënat e policisë thonë se rritja në përdorimin e heroinës është ngadalsuar dhe se numri i këtyre përdoruesve është stabilizuar, një raport i Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin tregon se heroina është ndër drogat më kryesore për 83% të përdoruesve.
Por përveç problematikës që mbart rritja e numit të përdoruesve të drogës, shqtësues mbetet fakti se vdekshmëria në radhët e tyre është 1-3% në vit, të cilat kanë shkak krysor overdozën.
Sipas raportiti të Zyrës së Kombeve të Bashkuara për Drogat dhe Krimin, injektimi i drogave në rrugë dhe përdorimi disa herë i të njëjtave gjilpera është një ndër shkaqet e përhapjes së hepatitit C, SIDA-s.
Ndërkohë që në radhët e përdoruesve numërohen edhe 270 të burgosur. Në një takim zhvilluar me qendra që trajtojnë përdorues të drogave është diskutuar mbi vazhdimësinë e trajtimit me metadon të këtyre përdoruesve.
Ekspertë të fushës kanë kërkuar rritjen e dozës së metadonit tek përdoruesit e varur nga heroina, si dhe krijimin e kushteve për një trajtim efektiv.
Top Channel