Lady Gaga, një “kopjace e keqe”

03/10/2012 16:30

Lady Gaga njihet për risitë që sjell në muzikë, vecanërisht me performancat ekstravagante në skenë. Por nuk mund të thuhet e njëjta gjë për stilin e veshjes së saj, madje shumë e quajnë një “kopjace e keqe”.

Gjithcka “u zbulua” kur këngëtarja u shfaq në publik me një fustan të zi e të gjatë, të hapur në anë nga mesi e poshtë dhe me kapëse ari në anësore. Fustani nxirrte në pah format trupore të këngëtares dhe fillimisht përgëzimet për shijen e saj nuk munguan.

Por syrit të vëmendshëm të stilistëve kritikë nuk i shpëtoi një detaj interesant, fustani “Armani” ishte një klonim i veshjes së aktores Liz Hurley gjatë një ceremonie gossip të vitit 1994, përkrah Hugh Grant, në atë kohë i fejuari i saj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA