Fitojnë Reali dhe Arsenali, shpëton City

03/10/2012 23:00

Katër ditë para “El Clasikos”, Real Madrid mposht 4-1 Ajaksin në Amsterdam me një tre golësh të Cristiano Ronaldo.

Madrilenët e Mourinhos zhbllokuan rezultatin në fundin e pjesës së parë. Ronaldo e pati të lehtë të dergonte në rrjetë  një top që mbeti para portës së Ajaksit. Benzema dyshoi rezultatin në fillimin e pjesës së dytë, ndërkohë që Moisander shkurtoi diferencën e golave në të 56. Në fund të ndeshjes Ronaldo del sërish në skenë duke shënuar edhe 2 gola të tjerë.

Pas këtij suksesi Reali ngjitet në vendin e parë ne grupi D me 6 pikë të plota i ndjekur nga Borusia Dortmund. Manchster City shpëtoi nga humbja ndaj  Dortmundit falë 11-metërshit të Bolatelit në fund të ndeshjes.

Porto mundi 1-0 PSG e milionave duke u bërë ajo supriza e të mërkurës. Skuadra portugeze mori 3 pikë falë golit të Rodriguez në fund të ndeshjes.

Oleg Bllohin e nis me fitore aventurën e tij te skuadra e Dinamos së Kievit. Skuadra ukrainase mundi 2-0 Dinamo Zagrebin me golin e Gusev dhe autogolin e Pivaric.

Arsenali vuan por në fund arrin të mposhtë 3-1 grekët e Olimpiakos të cilët bënë një paraqitje mjaft të mirë në “Emirates Stadium”. Gervinho kaloi “topcinjtë” në avantazh, ndërkohë Mitroglu barazoi shifrat në sekondat e fundit të pjesës së parë. Në të dytën Arsenali dominoi lojën dhe shënoi 2 herë të tjera me Podolskin dhe Ramsey. Në ndeshjen tjetër të këtij grupi Shalke barazoi 2-2 me Montepellier një rezultat ky që mban gjermanët në vendin e dytë në klasifikim.

Autogoli i Hubocan në minutën e 75-të i dha fitoren 3-2 Milanit në Rusi përballë Zenit të Spaletit. El Sharaui dhe Emanuelson ishin atorët e golave për skuadrën italiane ndërsa për atë ruse shënuan Hulk dhe Shirikov. Kryesuesja e këtij grupi, Malaga bën një tjetër paraqitje të mirë. Këtë herë spanjollët mundën lehtësisht 3-0 Anderlehetin dhe me 24 tetor do të masin forcën me Milanin e Alegrit.

Top Channel