“Djalli” Daniel Radcliffe

03/10/2012 14:40

Është bërë i famshëm me rolin e djaloshit magjistar Harry Potter, por Daniel Radcliffe tani që është rritur po tregon gjithmonë e më shumë anën e tij të errët me interpretimin në filma të ndryshëm horror.

Filmi i tij më i ri do të titullohet ‘Horns’ (Brirët). Në sheshxhirim, 23-vjeçari është parë me një palë brirë të vendosura në kokë dhe me një fytyrë të zbehtë duke personifikuar Djallin.

Personazhi i interpretuar nga Radcliffe në filmin e ri horror është i dyshuari kryesor për vrasjen e të dashurës së tij.

Historia është bazuar në romanin e Joe Hill. Regjisori i filmit është Alexandre Aja.

Daniel Radcliffe ka qenë protagonisti kryesor edhe në filmin horror ‘The Woman In Black’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA