Klodiana Bulku është nënë e tre fëmijëve. Gruaja nga Tirana është martuar mjaft e re dhe në moshën 20-vjeçare kishte dy fëmijë.
“Që pas lindjes së pare, barku im u deformua në mënyrë ekstreme. Problemi ishte se të gjithë më thonin se kisha barkun e shpifur. Ndihesha shumë keq dhe kjo gjë më stresonte që nga viti 1997”, tregon Klodiana.
“Një ditë në Facebook pashë klinikën Keit që bënte operacione për rregullimi estetike. Kisha 15 vjet që e prisja këtë rast”, shprehet Klodiana.
“Barku i varur nuk i lejon kësaj vajze të bukur të dalë në plazh me bikini dhe që përveç lëkurës së varur është edhe disi i fryrë, formë të cilën ne e quajmë “bombë”. Shenja që do të mbetet pas këtij operacioni dhe që do të na lejojë të heqim këtë lekurë të tepërt, do të jetë në zonën e poshtme të barkut dhe do të mbulohet plotësisht edhe nga një palë mbathje të vogla apo edhe kostumi i banjos në plazh. Kjo shenjë do të duket disi për rreth 7-8 muaj apo një vit, por më pas do të mbetet vetëm një shenjë e hollë dhe e zbehtë. Për këtë arsye ishte e domosdoshme riforcimi i muskujve të barkut për të eliminuar formën e dalë, që ne e quajmë “bombë” dhe për t’i dhënë këtij të fundit një formë të sheshtë”, shpjegon kirurgu italian.
“Në fillim kisha ankth, por doktorët më dhanë siguri dhe vendosa ta bëj operacionin. Gjithashtu kishte njerëz të afërt që më thonin të mos e bëja operacionin sepse e kisha shumë mirë barkun, por sa herë që shikoja veten në pasqyrë e dija që duhej bërë operacioni”, thotë Klodiana.
“Para operacionit kisha dyshime nëse do të dilte barku ashtu siç doja unë”, kujton Klodiana.
Pas operacionit, Klodiana tregon kënaqësinë e saj me rezultatin: “Nuk kam fjalë të përshkruaj ndryshimin, është e pabesueshme! Nuk e besoja se do të dilte kaq bukur, është një mrekulli. Për herë të parë pas 15 vitesh kam dalë me bikini.”
Top Channel