Me qindra probleme janë regjistruar në centralet bërthamore europiane, ishte ajo çfarë shkruhej në një raport zyrtar të publikuar në shtyp në mënyrë të parakohshme.
Sipas një përllogaritje të bërë në raport, do të nevojiten rreth 25 miliardë euro për të shmangur rrezikun e incidenteve të ardhshme.
Raporti, realizimi i të cilit u urdhërua pas katastrofës së Fukushimës, kishte si synim të shqyrtonte aftësinë e stacioneve europiane për të përballuar situata urgjente.
U plotë, dokumenti do të publikohet ditën e enjte.
Sipas vlerësimit të ekspertëve, pothuajse të gjithë reaktorët bërthamorë, nga një total prej 143 të tillë, kanë nevojë për përmirësime.
Një grup anti-energjisë bërthamore reagoi në mënyrë të menjëhershme, duke thënë se këto të dhëna ngrenë përfundime “tepër shqetësuese”.
Ekziston dyshimi se e vërteta nuk ka dalë tërësisht në dritë me këtë raport, pasi është politikë e Komisionit Europian që të mos bëjë publike ose të “zgjedhë fjalët”, në çështje që mund të shkaktojnë frikë në publik.
Top Channel