Dortmundi beson tek surpriza në Mançester

02/10/2012 18:40

Pavarësisht se cilin prej Aguero, Balotelli, Tevez apo Dzeko do të vendosë në fushën e lojës trajneri Roberto Mancini në ndeshjen e Champions League përballë Dortmundit, sfida për mbrojtjen e kampionëve të Gjermanisë do të jetë jashtëzakonisht e vështirë.

Megjithatë, dyshja e qendërmbrojtësve, Hummels-Subotic, ndihen optimistë dhe të bindur se skuadra e tyre mund të shndërrohet në një surprizë në grupin “e vdekjes” dhe të befasojë kampionët e Premier League në fushën e tyre.

“15-16 vjet më parë, ëndrra ime ishte të luaja ndaj këtyre skuadrave. Është një ëndërr që shndërrohet në një realitet fakti që do të luajmë përballë tyre, një nga ato momente të mëdha të karrierës që kushdo dëshiron t’i shijojë”.

Entuziast për këtë ndeshje është edhe Subotic, i cili një vit më parë mungoi në humbjen 2-1 të skuadrës në Londër, përballë Arsenalit, për shkak të një frakture në hundë.

“Aguero, Balotelli, Tevez dhe Dzeko janë futbollistë me të cilët dua të matem. Përballë tyre, është mundësia më e mirë për të kuptuar se sa vlen me të vërtetë”, argumentoi serbi.

I inkurajuar nga fitorja 5-0 në kampionat përballë rivalëve të Gladbah, ndihet edhe Jakub Blaszczykovski. “Besimi është rikthyer dhe besojmë se kemi shumë cilësi në skuadrën tonë. Kjo do të na japë forcë për të përballuar rivalët e vështirë të grupit”, deklaroi mesfushori polak.

Top Channel