Ballack tërhiqet nga futbolli

02/10/2012 18:10

Ish-kapiteni i kombëtares gjermane, Michael Ballack, i dha fund karrierës së tij futbollistike ditën e martë.

Ishte Ballack, ai qe konfirmoi lajmin, nëpërmjet një deklarate të lexuar për mediat nga një prej përfaqësuesve të tij.

“Në moshën 36-vjeçare, mund të shoh pas karrierën e mrekullueshme që kam realizuar dhe të jem krenar sepse kam arritur gjithçka që ëndërroja atëherë kur isha fëmijë”, deklaroi Ballack, i cili në javën e fundit të sezonit të shkuar, në datën 5 maj, zhvilloi ndeshjen e tij të fundit dhe të 267 në Bundesligë.

“Ka qenë një privilegj për mua që të luaja përkrah futbollistëve dhe trajnerëve të mëdhenj që kam pasur fatin të njihja gjatë karrierës sime. Dëshira ime për futbollin dhe për të luajtur vazhdon të jetë e madhe, por muajt e fundit pa aktivitet sportiv më kanë bërë të kuptoj se tashmë ka ardhur edhe për mua momenti për t’i dhënë fund”.

Një ish-futbollist i Kaiserslautern, Leverkusen, Bayern Munchen dhe Chelsea, Ballack “var kërpucët në gozhdë” si fitues i katër titujve në Bundesligë, një Premier League, finalist i Champions me Leverkusen, fitues i disa kupave dhe finalist në Botërorin e vitit 2002 e Euro 2008 me kombëtaren gjermane.

Top Channel