Moratti, i kënaqur me Interin

01/10/2012 14:00

Massimo Moratti është shumë euforik pas fitores së rëndësishme të Interit të dielën në mbrëmje ndaj Fiorentinës. Zikaltërit fituan 2-1, por në pjesën e parë mund të kishin shënuar më shumë se dy herë.

“Pa dyshim që kjo ishte ndeshja më e mirë e sezonit për ne. U treguam të kujdesshëm në pjesën e dytë, ndërsa në pjesën e parë mund të kishim shkuar në dhomat e zhveshjes me rezultatin 4-1”, deklaroi Moratti.

Tashmë Interi do të ketë më shumë besim për sfidën derbi ndaj Milanit ditën e dielë, por fillimisht është transferta e gjatë ndaj Neftchi, ku zikaltërit do të udhëtojnë në Azerbajxhan.

“Nuk na ka rënë mirë kalendari, por nuk kemi çfarë të bëjmë, duhet të shkojmë atje për të luajtur para derbit”, tha Moratti në lidhje me takimin e vlefshëm për Europa League.

Top Channel