Mjerimi në fshatin “mesjetar” në Korçë

01/10/2012 20:50

Rrutullimet e frikshme ndër majat e zhveshura në krah të lumit të Devollit duken të pafundme, ashtu si kthesat e pluhurta që pasojnë njëra-tjetrën.

Tek-tuk, disa banorë thyejnë heshtjen e një peisazhi herë herë të zbrazet e pa asnje shenjë jete.

Zerecin, fshatin e hirtë të Moglicës pak e njohin, pak e prekin, pak ose aspak e përkrahin. E kanë lënë në një cep të harruar të aksit të thellë Korçë – Gramsh a thuaj se nuk egziston, mes vështiresive që duket sikur po i marrin frymën në një jetë të ndërtuar mes një tatëpjete që duket e pafundme thuajse e njëjtë me rrëpirat që rrethojne fshatin.

Zereci, qe jeton thuajse ne nje xhep te qiellit per nga lartesia e vendosjes se tij shfaqet si nje vegim i lindur prej se shkuares.

Shtepite e vjetra te mbuluara nga plloçat qe mezi mbahen ne kembe humbin hera-heres mes një gjelberimi te hazdisur, mbas të cilit varferia e ka të vështirë të fshihet.

Mes shtepive, skamja merr pamjen e fytyrave te rreshkura nga dielli e te lodhura nga hallet e nje jete qe ketu i perngjan nje kalvari vuajtesh te pafund.

“Këtu nuk ka të ardura, është një vend kaq i varfër. Ndihmë ekonomike 20-25 mijë lekë të vjetra që nuk dalin për asgjë”, shprehet një banor i Zerecit, ndërsa fëmijët dëshmojnë se nuk kanë para të blejnë librat mësimorë.

Kudo jetet duken te varura e te lidhura keqazi pas ndihmes qesharake ekonomike. Toka e paket, pamundesia per mjete, per plehra e per gjithcka tjeter te nevojshme i ka detyruar banoret te ngrene jetet e tyre veç mbi dertet e borxhet që po i kërrusin çdo ditë e nga pak.

“Jetojmë duke marre hua tek njeri-tjetri, me ashtu. Dje i lava dhe borxhet, 800 mije kame vene dore. Kisha borxhe per te marre ushqimin e gojes. Veme marrim miell atje, miell vaj, gjërat më të domosdoshme. Me 30 mijë lekë që na jep shteti nuk marrim dot asnjë thes miell”, ankohet një tjetër banor i varfër i Zerecit.

Gjithkund neper fshat realiteti eshte i njejte. Banore mikeprites qe shkrihen mes mureve te gjynjezuar si ne nje kohe te shkuar e te larget me shpresen qe ngjan gjithe anesh si nje ndjesi e panjohur.

“Me 35 mijë lekë në muaj, nuk di çfarë të marr përpara unë. Një thes miell, vajin, kripën, sheqerin apo kafen. Çfarë të marr përpara?”, përsërit ankimin e saj një grua fatkeqe.

Ne Zerec shpesh duket sikur edhe vete varferia eshte e varfer. “Dy faqe mur kemi, asgjë më shumë. As drita dhe ujë nuk kemi, po bëjmë katër muaj me qiri”, vajton një e moshuar.

Sikur te mos mjaftonin te tjerat, çorbes se halleve ne Zerec i shtohet edhe mungesa prej me shume se 2 muajsh e energjise elektrike. Sipas banoreve vendimi eshte marre ne menyre kolektive per te gjithe , edhe pse shumica derrmuese i ka paguar detyrimet perkatese.

“Po na denojne ne menyre kolektive. Me kushtetute nuk lejohet. Ky eshte denim kolektiv per dritat. Nuk kane paguar  pesë veta, po kane paguar 20. Pse te marr edhe une denimin e tij, pse?”, shfryn një banor i fshatit. “Kemi vajtur edhe te CEZ-i atje, une isha para ca ditesh atje, ata thoshin paguani parate pa te merrni drita. Po mire une u thashe i kam paguar, po mire i ke paguar ti po si kane paguar te tjeret. Prandaj ti paguajne te gjithe pastaj t’u leshojme dritat”.

Ne Zerec, shtetaret qendrore apo ata lokale jane dukur vetem vec per te rreshtuar premtime boshe. Grumbuj fjalesh qe kane flutuar bashke me vizitat e tyre te shkurtra duke lene pas veç harrese e braktisje.

“Qan femija nuk e sheh ti japesh per te pire. Nuk e dimë se si jetojmë”, ankohet një tjetër grua, për kushtet mesjetare të jetesës në fshatin e saj.
Nuk eshte e lehte te pershkruash, te tregosh ndjesite qe ikin e vijne ne fshatin e thelle, ndoshta sepse ato i perngjajne me shume nje legjende te derdhur qe prej nuk dihet se kur ne shekullin e 21.

Rrugicash bashke me diten nis te perendoje edhe fshati. Cdo gje zhduket, ashtu sic zhduken hijet ne enderra, edhe pse ne Zerec jetojne njerez te gjalle, njerez qe kërkojnë të ngrenë jetën mbi krahet e tyre,e që s kerkojne asgje me shume sesa kushtet me minimale per te jetuar ne fshatin e tyre, ato kushte që duhet tê jene pjese e çdo strategjie zhvillimi për çdo zonë të thellë malore.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA