Hamas i shpall “luftë” Barcelonës

01/10/2012 16:55

Të ulen flamujt e Barcelonës, të hiqen fanelat e Iniestës, Kasvit e Mesit, të fiken televizorët dhe radiot ditën kur luajnë katalanasit…dhe që tani e tutje do të ketë telashe për këdo që flet, shkruan apo komenton një ndeshje të skuadrës spanjolle.

Ky është vendimi i marrë nga Hamas në Rripin e Gazas si formë reagimi pas ftesës së Barcelonës për ushtarin izraelit, Gilad Shalit që të ndjekë nga shkallët e Camp Nou sfidën me Realin e Madridit. Shali u bë i famshëm për 5 vitet e tij si i burgosur i Hamas-it.

Shalit që pas rifitimit të lirisë iu përkushtua profesionit të komentatorit televiziv dhe më 7 tetor do të jetë mes të ftuarve të nderit në sfidën mes Barelconës dhe Realit të Madridit. Barcelona admirohet në Lindjen e Mesme dhe botën arabe, por sërish palestinezët nuk e kapërdijnë dot nderimin për një ushtar izraelit, që ata e cilësojnë kriminel lufte.

“Një ftesë e turpshme që ngre lart dhe nxit krimet izraelite. Si mundet një klub kaq i vlerësuar, që flet gjithmonë për vlera dhe humanizëm, të ketë të ftuar nderi një kriminel? Një ish-rob lufte që mbi tank qëllonte civilët e pafajshëm palestinezë? Si mundet?”, deklaroi kreu i Hamas, Ismail Haniyeh duke ftuar më pas të gjitha vendet islame të bojkotojnë skuadrën e Barcelonës.

Pas kësaj deklarate ka reagur klubi katalanas që sqaron se nuk ka patur asnjë ftesë të vecantë për ushtarin Shalit, por se ishte një ministër izraelit ai që kishte kërkuar një biletë për të dhe kjo nuk do të thotë se ne po bëhemi palë në konflikt. Në vitin 2011 i ftuari ynë ishte presidenti i Autoritetit Palestinez, Abu Mazen, sqarohet në deklaratën e katalanasve.

Në fakt Shalit nuk është hera e parë që merr pjesë nëpër arenat sportive për të komentuar ndeshjet. Ai ishte komentator edhe gjatë europianit të organizuar në Ukrainë dhe Poloni, po ashtu edhe në disa ndeshje basketbolli në NBA.

Top Channel