Brazil, konkurs për të pasmet më të mira
01/10/2012 12:30
Konkursi i bukurisë “Miss BumBum” zhvillohet çdo vit në Brazil dhe çmimi nuk i shkon vajzës më të bukur, por asaj me të pasmet më të mira.
27 të reja marrin pjesë në konkursin më të famshëm që zhvillohet çdo vit në vendin latin.
Fillimisht bëhet seleksionimi duke e çuar numrin e konkurrenteve në 15. Këto vajza janë finalistet që udhëtojnë në Sao Paulo në muajin nëntor.
Vitin e kaluar modelja Rosana Ferreira fitoi kurorën dhe çmimin prej 4 mijë dollarësh.
Top Channel