Dy objekte misterioze u fotografuan mbi qiellin e Teksasit në një distance mbi 1.6 kilometra nga njëra-tjetra.

Objektet u kapën veç e veç nga Google Street View dhe kamera e një televizioni lokal në Lindje të Teksasit. Filmimet rritën misterin e “vizitës” së UFO-ve në planetin tonë. Pamjet nuk tregojnë qartësisht formën e objekteve, megjithatë aty mund të vërehet në mënyrë të mjegullt forma e diskut fluturues, të ngjashëm me format e përdorura në filmat hollivudianë fantastiko-shkencorë.

Kureshtja e banorëve lokalë, por jo vetëm, mbetet ende e pashuar, ndërsa lajmi është përhapur me shpejtësi në gjithë botën.

Nuk dihet data e saktë se kur janë shfaqur për herë të parë “objektet” në formë disku. Skeptikët shprehen se bëhet fjalë për një shaka të reve dhe jo për objekte jashtëtokësore, ndërsa të tjerë e quajtën një efekt të kameras.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA