Tirana barazon në “Qemal Stafa”

29/09/2012 00:00

Tirana e Artur Lekbellos barazoi 1-1 me Besën në “Qemal Stafa”, duke mos arritur të realizojë synimin e 3 fitoreve radhazi.

Edhe pse kishin përballë një kundështar që luajti për rreth 55 minuta me 10 lojtarë, bardheblutë nuk arritën të triumfonin duke humbur 2 pikë në Tiranë.

U mendua se kartoni i kuq i Abraham në minutën e ‘35 do të ishte në favor të kryeqytetasve, por çuditërshit ishte Besa ajo që ndëshkoi. Sefa përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes bardheblu duke kaluar kavajasit në avantazh.

Në të dytën përpjekjet e Tiranës për të barazuar rezultatin u shpërblyen në minutën e ‘62, kur Arjan Pisha, i harruar nga mbrojtja, dërgoi topin në rrjetë.

Bardheblutë dominuan lojën në minutat e mbetura, krijuan disa raste por pa mundur të ndryshonin rezultatin. Me këtë barazim Tirana ngjitet përkohësisht në krye me 11 pikë, në pritje të sfidës së korçarëve në Berat.

Malazezi Ivan Deliç me një supergol rikthen Vllazninë e Shpëtim Duros te fitorja. Shkodranët arritën të marrin 3 pikë në Ballsh falë fitores 0-1 ndaj Bylisit që luante ndeshjen e parë sezonale përballë tifozerisë së vetë.

Ndërkohë, Luftëtari shkatërroi 3-0 Apoloninë në Fier dhe ngjitet në vendin e 5-të me 7 pikë. 45 minuta iu deshën skuadrës së Nevil Dedes që të mposhtë fierakët. Golat për skuadrën e Luftëtarit u shënuan nga Çaçi, Rraboshta dhe serbi Nikoliç.

Top Channel