Moto GP, betejë spanjolle në Aragona

29/09/2012 16:25

Betejë spanjolle për titullin e kampionit në Moto GP. Është një nga etapat vendimtare pikërisht në Spanjë, në çmimin e Aragonës, ku sfidantët kryesorë janë Lorenzo dhe Pedrosa, që do të nisen në vijën e parë.

Lorenzo ka siguruar pole position-in në këtë garë, që është dhe takimi i 14-të i botërorit për Moto GP. Spanjolli është lider i klasifikimit me “Yamaha” dhe ka lënë pas bashkëkombasin e “Repsol Honda”, Dani Pedrosa.

Treshja e parë mbyllet me britanikun e “Yamaha Tech 3”, Cal Crutcholoë. I shtati është Andrea Dovizioso i së njëjtës skuderi, ndërsa Valentino Rossi dhe Nicky Hayden me “Ducati” renditen përkatësisht i teti dhe i nënti.

Dueli për kreun e klasifikimit pritet të jetë i ashpër. Pedrosa ka qenë më i shpejti në sesionin e tretë të provave, pasi moti i keq kishte kushtëzuar dy sesionet e para.

Top Channel