Bayern Munchen, Martinez kalon vizitat mjekësore

29/09/2012 11:30

Javi Martinez ka kaluar vizitat mjekësore tek Bayern Munchen pas një udhëtimi me një avion privat për në Gjermani pa i marrë leje Athletic Bilbaos ditën e martë.

Gjatë mesnatës mesfushori spanjoll është kapur nga televizionet gjermane duke hyrë në qendrën mjekësore për të kryer vizitat i fshehur pas një çadre.

Kontrata e tij me klubin bask do të prishet në orët në vazhdim falë 40 milionë eurove që bavarezët do të paguajnë për të.

Në këtë mënyrë përfundon “telenovela” dhe Bayern Munchen do të paguajë shifrën më të lartë që është regjistruar ndonjëherë për një blerje në Bundesligë.

Top Channel