Mbi sipërfaqen e Marsit dikur ka rrjedhur ujë. Për këtë shprehen tashmë të bindur shkencëtarët dhe astronomët e NASA-s.

NASA po studion të dhënat e fundit të dërguara nga “Planeti i Kuq” nga Curiosity, roboti që zbriti në sipërfaqen e planetit më të ngjashëm me Tokën në sistemin tonë diellor, më 6 gusht të këtij viti.

Nga imazhet e dërguara e të analizuara në laboratorët e agjencisë hapësinore amerikane, vërehen gjurmë të rrjedhjes së ujit. Imazhet janë marrë nga Mali Sharp, masiv shkëmbor 5 mijë metra i lartë që shtrihet në qendër të kraterit Gale, ku u zbarkoi “Curiosity”.

Foto krahasuese gjurmësh uji në Mars (majtas) dhe Tokë (djathtas)

NASA mendon se uji ka rrjedhur në Mars mijëra vite më parë. Gjetja e gjurmëve të ujit ka rritur optimizmin e shkencëtarëve për të gjetur edhe gjurmë të jetës së hershme në Mars, edhe sikur këto të jenë mikroskopike.

“Sigurisht nëse ka patur ujë ka patur jetë, qoftë kjo mikroorganike dhe mund të ekzistojnë elementët e nevojshëm bindës që të na tregojnë se dikur në Mars ka patur jetë”, deklaron shkencëtari John Grotzinger nga Instituti i Teknologjisë në Kaliforni.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA