“Kryqëzimi” i Neymar

28/09/2012 13:45

Në kopertinën e revistës braziliane ‘Placar’ shfaqet Neymar i kryqëzuar, gjë që ka shkaktuar polemika në Brazil. Revista ka zgjedhur këtë analogji mes talentit të Santos dhe Krishtit për të mbështetur futbollistin, i cili ditët e fundit është kritikuar shumë në vendlindje.

Neymar është akuzuar për simulime në mediat sportive braziliane dhe me këtë gjetje revista ‘Placar’ kërkon ta lirojë nga akuza të tilla.

Sipas revistës, duhet dënuar loja e ashpër që bëhet ndaj sulmuesit të Santos dhe jo të kthehet në fajtor ai që në të vërtetë është viktimë “shkelmash” nga kundërshtarët.

Kryeredaktori i revistës shpjegoi se nuk është qëllimi i revistës të krahasojë Neymar me Jezu Krishtin: “E di që ekziston rreziku të keqkuptohemi, por dua të sqaroj se foton e vumë për të paraqitur fenomenin e kryqëzimit si element historik i ekzekutimit publik dhe jo për të krahasuar Krishtin me Neymar.”

Top Channel