Kaka’ rikthehet tek Brazili

28/09/2012 11:20

Mano Menezes publikoi të enjten listën e futbollistëve të grumbulluar për miqësoret që Brazili do të zhvillojë ndaj Irakut dhe Japonisë, më 11 dhe 16 tetor.

E reja kryesore e listës së teknikut të Seleçaos ishte rikthimi në kombëtare i Ricardo Kaka’, mesfushorit të Real Madrid që nuk luante për Brazilin që nga viti 2010.

Ja lista e plotë e Brazilit për dy ndeshjet miqësore:

Portierë: Diego Alves (Valencia), Jefferson (Botafogo), Víctor (Atletico Mineiro)

Mbrojtës:
Marcelo (Madrid), Adriano (Barcelona), Alves (Barcelona), David Luiz (Chelsea), Thiago Silva (PSG), Ales Sandro (Oporto), Dedé (Vasco de Gama), Leandro Castán (Roma)

Mesfushorë: Ramires (Chelsea), Sandro (Tottenham), Oscar, (Chelsea), Fernando (Gremio), Giuliano (Dnipro), Lucas Moura (Sao Paulo), Paulinho (Corinthians), Thiago Neves (Fluminense), Kaká (Real Madrid).

Sulmues: Hulk (Zenit), Neymar (Santos), Leandro Damião (Internacional)

Top Channel