9 dhe 68 vjeç, mosha më e lumtur e jetës

28/09/2012 16:20

Dita e martesës, periudha e gjimnazit apo universitetit, si dhe momenti kur bëhesh për herë të parë prind konsiderohen nga shumë njerëz si momentet më të bukura të jetës së tyre.

Megjithatë, një studim i ri provoi se momenti kur e shijojmë jetën më shumë është mosha nëntë dhe 68-vjeçare.

Sipas anketës, kjo është mosha e saktë në të cilën argëtohemi më shumë dhe ndihemi më të shpenguar.

Në anketën e realizuar nga një kompani sondazhesh në SHBA, dy mijë persona ndërmjet moshës 5-80 vjeç u anketuan, duke u pyetur nëse argëtimi ishte përparësi në jetën e tyre.

64% e 68-vjeçarëve u shprehën se të defrehen është qëllimi i tyre kryesor i përditshëm, një përqindje e kaluar vetëm nga fëmijët 9-vjeçarë, që dhanë këtë përgjigje në 80% të rasteve.

Ndryshe nga sa mund të mendohet, në personat midis moshës 20-40 vjeçarem argëtimi luan një rol pothuajse të parëndësishëm, me 72% të të anketuarve që u shprehën se ai nuk është madje as midis përparësive të jetës së tyre, me dy përparësitë kryesore që janë karriera dhe pagimi i borxheve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA