A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Një studente braziliane ka vendosur që të bëjë bamirësi në një mënyrë të pazakontë, duke nxjerrë në shitje virgjërinë e saj.
20-vjeçarja Catarina Migliorini do të përdorë shumën e mbledhur nga ankandi për të ndihmuar familjet e varfëra në shtetin periferik të Santa Katarinës, ku edhe ajo banon në jug të Brazilit.
Aktualisht, vlera e virgjërisë së të resë ka arritur shumën e konsiderueshme të 155 mijë dollarëve, ndërsa ajo ka inkurajuar “investitorët” e mundshëm, duke i kërkuar që të bëjnë pjesën e tyre për të ndërtuar banesa për njerëzit më në nevojë.

Duke mohuar se është një prostitutë, ajo u shpreh se beson tek dashuria, por nëpërmjet shitjes së virgjërisë mendon se mund të bëjë pjesën e saj për të përmirësuar botën ku jeton.

Megjithatë, nisma e saj ka ngjallur debate të shumta, edhe për pjesën se ka vendosur që të filmojë “përvojën” e saj të veçantë, për llogari të një televizioni australian dokumentarësh, që ka vendosur ta paguajë vetë vajzën me një shumë të pacaktuar.

Top Channel