Shkencëtarët: Ndryshime në pllakat tektonike

27/09/2012 00:00

Tërmetet e fuqishme që goditen brigjet e Sumatrës në muajin prill mund
të sinjalizojnë krijimin e një kufiri të ri pllakash tektonike.

Ne nje studim te publikuar nga revista ‘Nature’ shkencetaret percjellin nje analize te kujdesshme te lekundjeve te tokes, me e madhja e te cilave me magnitude 8,7 balle, qe ne kendveshtrimin e tyre sugjerojne se ndryshime te rendesishme po ndodhin ne shtratin e oqeanit.

“Keto ndryshime, me shume gjase do te cojne ne ndarjen e pllakes indo-australiane ne dy pjese. Kjo sigurisht nuk do te ndodhe menjehere. Eshte nje proces i nisur ndoshta 8 apo 10 milione vjet me pare, ndaj kuptohet sa kohe mund te kaloje deri ne krijimin e nje kufiri klasik”, thote Matias Delescluse i Ecole Normale Superieure ne Paris.

Ai eshte autori i njeres prej tre eseve te publikuara nga ‘Nature’ qe diskutojne termetet e 11 prillit. Sumatra ndodhet mbi vendin ku takohen pllaka indo-australiane dhe ajo Sunda. Keto segmente te gjera te kores se ngurte te tokes takohen me njera tjetren me 5 apo 10 centimetra ne vit. Ferkimi i tyre dhe clirimi i energjise qe pason, eshte arsyeja e shume termeteve te dhunshme, sic ishte ai me magnitude 9,1 balle te shkalles Rihter 26 dhjetorin e vitit 2004, qe shkaktoi nje dallge katastrofike tsunami.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA