Roger Federer i bashkohet Seleçaos

27/09/2012 15:35

Roger Federer, zvicerani që konsiderohet si tenisti më i mirë i të gjitha kohërave, ka ndarë me fansat e tij në Facebook një fotografi interesante.

Numri 1 i botës shfaqet me fanellën e kombëtares braziliane të futbollit me arsyen e xhirimit të reklamës së re të firmës Gillete.

Zvicerani e ka shoqëruar foton me një koment të shkurtër: “Duke u përgatitur për Tour de Gillete në Brazil… Unë mendoja se ishte një turne tenisi dhe jo futbolli.”

Top Channel