Mou: Nuk e kam harruar Kaka’-në

27/09/2012 15:20

“Kaka’ luajti mirë ashtu si gjithë ekipi. Me këtë ndeshje tregoi që unë duhet ta kem parasysh këtë lojtar.”

Këto janë fjalët e Jose Mourinho pasi Real Madrid fitoi ndaj Millonarios me rezultatin 8-0 në një ndeshje të vlefshme për Trofeun “Santiago Bernabeu”. Kaka’ shënoi një tregolësh duke rivënë kandidaturën për një vend titullari në formacionin e portugezit, i cili deri në këtë pikë të sezonit ka përdorur Mesut Ozil dhe Luka Modric në rolin e organizatorit.

Më tej Mourinho pranoi se niveli i kundërshtarëve nuk ishte ai i duhuri: “Kishim parë disa video të Millonarios dhe janë më të mirë se ajo që treguan në fushë. Ne donim ta fitonim ndeshjen dhe jo të bënim shaka.”

“Shënuam shpejt dhe mbyllëm takimin duke i goditur në vetëbesim. Ata nuk donin të luanin me agresivitet për të ruajtur veten dhe neve. Kur nuk je agresiv skuadra më teknike të mposht thjeshtë. Më vjen keq që pësuan tetë gola”, shtoi Mourinho.

Top Channel