Jep dorëheqjen shefi i policisë…

27/09/2012 00:00

Rendi publik në qytezën Voun, në Nju Meksiko, në afërsi të kufirit
lindor të Shteteve të Bashkuara, ruhet vetëm nga një femër, Nikka.

Është një police me përvojë, por është vetëm një qen anti-drogë.

Banorët e qytezës nuk duken të shqetësuar nga dorëheqja që dha pak ditë më parë shefi i policisë për shkak të një skandali.

“Nuk para ndodhin gjëra këtu. Nuk besoj se mungesa e policëve njerëz do të përbëjë ndonjë ndryshim të madh”, ka thënë Joyce Tabor, me profesion kuzhiniere.

Megjithatë, sipas zyrtarëve të Sigurisë së Brendshme, zona ku ndodhet Voun, me 450 banorë, është një nga më të rrezikuarat për trafikun e drogës.

Rrugët e izoluara të kontesë Guadalupe janë ideale për grupet kriminale që fusin kokainën dhe lëndë të tjera narkotike nga Meksika.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA