Disa fotografi të marra në mënyrë klandestine u publikuan ditën e enjte, duke ilustruar nga brenda ambientet e hotelit në formë piramide, prej 105 katesh, në ndërtim në kryeqytetin e Koresë së Veriut prej 25 vitesh.
Shteti komunist nisi ndërtimin e hotelit “Ryuguong” në vitin 1987, por ndërtimi i tij u ndërpre për 16 vjet pasi fondet shteruan.
Megjithatë puna rinisi në vitin 2008, hoteli është shndërruar në një simbol të ambicieve të dështuara të Koresë së Veriut, më shumë se sa një simbol i lavdisë së saj.
Tashmë, sipas parashikimeve të reja, punimet duhet të përfundojnë brenda 2-3 viteve të ardhshme, por fotografitë tregojnë se duhet ende shumë punë në mënyrë që ndërtesa madhështore të kompletohet.
Si rrjedhojë e zvarritjeve të vazhdueshme, tashmë hoteli ka fituar emrin e “Hoteli Fantazmë”.
Top Channel