A do të ishe ndryshe po të ishe rritur në një vend tjetër? Çfarë thotë shkenca?
Një modë e re dhe shumë e çuditshme po pushton Japoninë. Të rinjtë fryjnë pjesën e ballit me një solucion fiziologjik të quajtur salinë dhe shtypin me gishtin e madh qendrën e enjtjes duke krijuar një formë shumë të frikshme.
Rezultati dramatik i trajtimit prej dy orësh zgjat 16-24 orë pasi trupi e përthith këtë solucion kripor dhe balli rikthehet në formën e mëparshme. National Geographic ka transmetuar një emision ku jep procesin që kryhet për këtë transformim.

Moda është nisur fillimisht nga një artist i quajtur Keroppy, i cili e njohu këtë “marifet” në Modcon (1999), aty ku mblidhen fansat e modifikimeve ekstreme të trupit.

Në Japoni organizohen dy here në vit festa ku mblidhen “njerëzit me ballin e frikshëm”.


Top Channel