Fiorentina vë në vështirësi Juventusin

26/09/2012 00:10

Një Fiorentinë e bukur për t’u parë detyron Juventusin dhe tifozët e tij të kalojnë një mbrëmje me vuajtje, falë një paraqitje të shkëlqyer së cilës i mungoi vetëm goli.

Pas rezultatit 0-0, më i miri i skuadrës rezulton Roncaglia, një lider i vërtetë i mbrojtjes që nuk gabon asgjë. Mirë edhe Jovetic që godet një traversë, por për t’u përmendur e gjithë mesfusha “violë” që prodhoi një lojë mjaft cilësore.

Juventusi, i dërmuar fizikisht, kthehet në shtëpi nga Firenze me një barazim që vjen pas katër fitoreve gjë që e lejon të mbajë ende kryen e tabelës së renditjes, të Serisë A.  

Top Channel