E ardhmja e Kakasë në Turqi?

26/09/2012 19:30

E ardhmja e ish-fituesit të Topit të Artë, Kaka, mund të jetë në futbollit turk.

Këtë e premtoi presidenti i Gallatasarajit, Unal Aysal, i cili premtoi se nëse gjigantët nga Stambolli do të arrijnë të kalojnë grupin në Champions, atëherë ai do t’i bëjë dhuratë tifozëve 30-vjeçarin brazilian.

“Nëse avancojmë në Champions, do të mund t’i lejojmë vetes dhe të bëjmë një sakrificë ekonomike për të blerë Kakanë. Asgjë nuk mund të garantohet me 100%, por ne do të bënim më të mirën. Jam i sigurt që do t’i shkonte shumë fanela e klubit tonë”, u shpreh Aysal.

Mundësia e largimit të Kaka nga “Santiago Bernabeu” përforcohet edhe nga disa deklarata të mesfushorit Nuri Sahin, i cili në momentin e transferimit tek Liverpool nga Reali, deklaroi se “e di që Kaka ka vendosur të largohet dhe se ka një ofertë të mirë nga një klub turk”.

Top Channel