Biznesmeni që shkon në punë duke… fluturuar

26/09/2012 10:50

Jeremy Paxton është një person i cili nuk shkon në punë si gjithë të tjerët, duke ecur, me makinë, autobus apo biçikletë. Biznesmeni britanik fluturon me xhetin e tij të personalizuar, të njëjtë në ato që shihen në filmat fantastiko-shkencorë.

Aparati i tij përdor ujin për tu ngritur deri në 10 metra lartësi dhe arrin shpejtësinë maksimale 40 km/h.

51-vjeçari e ka blerë aparatin e prodhuar në Gjermani për 115 mijë sterlina, me të cilat mund të blesh një Aston Martin V8 Vantage.

“Jam i pari britanik që blen një xhet të tillë. Thjesht më pëlqejnë mënyrat e ndryshme të transportit, jo vetëm të lëviz me makinë sepse në këtë rast mund të bllokohesh në trafik. Ndonjëherë marr edhe trenin dhe deri tek stacioni shkoj me varkën time. Kam edhe patentën për pilot avioni dhe helikopteri, kështu që pse të mos fluturoj me xhet”, shprehet Paxton për ‘Daily Mail’.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta