Ekzistojnë shumë barcaleta që etiketojnë policët si njerëz aspak të zgjuar.
Shumica e tyre janë vetëm steriotipe, por një rekrut policie në Britaninë e Madhe i dha një arsye të fortë ekzistencës së këtyre anekdotave.
Polici ishte në patrullë pranë një fshati të quajtur Klent, në krahinën e Uorçestershajërit, kur pa një dritë të fortë mbi një kodër, e njohur më parë për grumbullime të hipive apo si vend ku shumë të rinj të shpenguar thyejnë ligjin duke realizuar marrëdhënie seksuale në natyrë.
Përpara se të ngjitej në kodër, polici komunikoi me komisariatin, duke e njoftuar se kishte pikasur një dritë të fuqishme dhe se mund të kishte nevojë për përforcime.
Pas 20 minutash heshtje dhe disa thirrjesh nga komisariati, rekruti u detyrua të komunikonte me qendrën dhe të pranonte se gjithçka kishte qenë një alarm fals.
I pyetur nga eprorët e tij, polici pranoi të vërtetën e sikletshme… kishte marrë si të dyshimtë dritën e Hënës.
Në mbrojtje të efektivit të policisë, i përqeshur nga kolegët e tij duke i varur postera të Hënës në dollapin e tij personal, mund të vlejë fakti se ajo natë ishte me Hënë të plotë dhe si rrjedhojë, shkëlqimi i saj ishte më i fuqishëm se i zakonshmi.
Top Channel