Britani, ‘Apple’ sposton markat vendase

25/09/2012 00:00

Kolosi i themeluar nga Steve Jobs, ‘Apple’, ka spostuar firmat
prestigjoze britanike duke u kthyer në markën numër 1 në Mbretërinë e
Bashkuar.

‘Molla e kafshuar’ ka rezultuar më e preferuara në një sondazh që vlerëson gjigandët e internetit. Në vend të dytë është renditur YouTube, ndërsa në të tretin, shërbimi më i klikuar ka qenë ai i shtëpisë së automjeteve të bëra të famshme nga James Bond, ‘Aston Martin’.

Në vendin e katërt figuron rrjeti social Twitter, ndërsa në të pestin Google. Për shërbimin iPlayer të BBC ka qenë ‘i lirë’ vetëm vendi i gjashtë.

Duke qenë se shtëpia e automjeteve ka kohë që nuk menaxhohet më nga britanikët, iPlayer është portali i vetëm britanik në garë, i cili mundëson aksesin përmes internetit tek të gjitha prodhimet e transmetuesit shtetëror.

Në vendin e shtatë rezulton festivali i muzikës së Glastonbury, në të tetin ‘Virgin Atlantic’ e Richard Branson, të ndjekur nga kompania ‘Bang & Olufsen’ dhe magazina ‘Liberty’, dikur një krenari britanike dhe sot e qeverisur nga sipërmarrës italianë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA