Bayern Munchen kërkon tre pikët e radhës

25/09/2012 17:00

Pa pasur kohë të shijojë fitoren e fundit në kampionat ndaj Schalke 04, Bayern Munchen do të kërkojë sot në mbrëmje tre pikë të reja.

Pas katër fitoreve në katër ndeshjet e para, kryesuesit e Bundesligës do të përballen me Wolfsburg në orën 20.00 të ditës së sotme.

“Duhet të mbajmë ritmin e lartë që kemi vendosur në këtë fillim-kampionati. Nuk duhet të ekzaltohemi, por të vazhdojmë të punojmë”, theksoi portieri Manuel Neuer për faqen zyrtare të klubit.

Wolfsburg, Bremen, Bate Borisov dhe Hoffenheim janë katër rivalët e Bayern Munchen në 12 ditët e ardhshme.

Ndeshjet e tjera të Bundesligës që do të luhen sot janë:

Eintracht Frankfurt – Borussia Dortmund

Greuther Furth – Fortuna Dusseldorf

Schalke 04 – Mainz

Top Channel