Bajern nuk ndalet, mposht edhe Volfsburgun

25/09/2012 22:35

Bajern i Mynihut ka vazhduar serinë e rezultateve pozitive duke mposhtur këtë herë Volfsburgun në takimin e zhvilluar të martën në mbrëmje në “Allianz Arena”.

Shënues fillimisht për Bajern ishte Schweinsteiger në minutën e 24-t, ndërsa dy golat e tjerë erdhën nga sulmuesi  Mandzukiç.

Në minutën e 57-të, Mandzukiç shënoi pas një pasimi të Shaqirit, ndërsa goli i tretë për Bajernin u shënua në minutën e 65-të me kokë sërish nga kroati.

Në takimet e tjera, Borusia Dortmund barazoi ndaj Eintrahtit të Frankfurtit 3-3, ndërsa Shalke 04 fitoi 3-0 ndaj Mainzit.
 
Bajerni vazhdon të kryesojë tabelën e klasifikimit në Bundesligë me pikë të plota, 15 pikë, në 5 javë.

Top Channel