Bahamas, një ekosistem i përsosur

25/09/2012 00:00

Me 27 parqe detare kombëtare, një milion akër të mbrojtur, 4.023
kilometra parete oqeanike dhe gropa blu, 200 km katrorë barriera
koralore dhe 20 pyje, arqipelagu i ishujve Bahamas konsiderohet një
ekosistem i përsosur.

E vetëdijshme për këtë thesar të çmuar, qeveria lokale ka aplikuar gjithmonë një politikë në favor të mbrojtjes dhe zhvillimit të qëndrueshëm të vendit.

Natyra i ka pajisur ishujt Bahamas me parajsa të pakontaminuara që përbëjnë strehën e përsosur për lloje të shumta zogjsh dhe peshqish, por edhe për shumë bimë tropikale.

Gjithashtu, arqipelagu është një destinacion unik për udhëtarët që duan të përjetojnë një eksperiencë të paharrueshme në një ambient të tillë.

Relaksi, qetësia dhe freskia e ujërave të kristalta ndërthuren në mënyrë të përsosur me stilin dhe elegancën e resorteve moderne dhe hoteleve të tipit ‘eco-friendly’.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA