Ancelotti: Inzaghi, pasardhësi im

25/09/2012 15:55

Carlo Ancelotti, trajneri aktual i PSG dhe ish-trajneri i Milanit, ka theksuar në një intervistë për të përjavshmen italiane ‘Chi’ se Filippo Inzaghi është pasardhësi i tij.

Tekniku i cili me kuqezinjtë ka fituar dy Champions League (2003 dhe 2007) beson se SuperPippo do të jetë i suksesshëm në pankinën e një ekipi të madh. Aktualisht ish-sulmuesi i Milanit është trajneri i të rinjve të ekipit milanez.

“Flas shpesh në telefon me Inzaghin dhe shoh që është shumë i motivuar. Ka arritur të bëjë shkëputjen nga futbollist në trajner. Gjithashtu Inzaghi ka shumë eksperiencë që do i vijë në ndihmë në karrierën e re”, deklaroi Ancelotti, i cili foli edhe për situatën tek Milani aktual.

“Më vjen keq kur e shoh në vështirësi. Skuadra ka shitur lojtarë të mëdhenj dhe ka larguar senatorët. Është e vështirë të bëhen mrekullira në këto kushte”, trajneri i PSG.

Top Channel