Përveç ditës së martesës dhe ditëlindjeve të të afërmve, një njeri është e vështirë të mbajë mend se çfarë ka bërë në ditë të caktuara të disa viteve më parë, por Aurelien Hayman është ndryshe.

Jo vetëm që mban mend se çfarë ka bërë, por ai mund të të thotë se çfarë ka veshur, çfarë ka ngrënë dhe se si ishte koha në çdo ditë të jetës së tij që kur ka mbushur 11 vjeç.

20-vjeçari britanik është nga të paktët njerëz në botë që vuan nga hipertimezia, një çrregullim që të jep një kujtesë shumë të fortë. Ai mund të thotë bisedat që ka bërë, programet që ka parë në TV dhe këngët që ka dëgjuar në çdo ditë të jetës së tij.

Aurelien tha për ‘Daily Mail’: “Kur mbusha 14 vjeç zbulova se kujtesa ime ishte shumë e fortë edhe pse bëhej fjalë për detaje të disa viteve më parë. Mbaj mend me saktësi se çfarë kam bërë gjatë një dite të caktuar. Mjafton që dikush të zgjedhë një datë çfarëdo dhe unë e mbaj mend të gjithë ditën si ka kaluar.”

Vetëm 20 persona në të gjithë botën vuajnë nga hipertimezia.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA