Nesta kritikon Allegrin dhe Inzaghin

24/09/2012 12:40

“Sherri mes Allegrit dhe Inzaghit? Nëse ka shkuar gjithçka siç kanë shkruar gazetat, atëherë janë sjellë si fëmijë.”

Kështu është shprehur Alessandro Nesta, ish-mbrojtësi i Milanit, në lidhje me zënkën mes trajnerit livornez dhe ish-sulmuesit të kuqezinjve.

Futbollisti që aktualisht luan për Montreal Impact flet edhe për krizën që ka përfshirë Milanin: “Edhe në vitet e kaluara e kemi nisur keq, por më pas kemi bërë mirë gjatë sezonit. Gjithsesi, Juventusi është favorite sepse është një skuadër që luan prej vitesh me të njëjtët lojtarë.”

Në lidhje me emrin që mund të zëvendësojë Allegrin në rast shkarkimi, Nesta deklaroi: “Nuk shoh asnjë alternativë tjetër.”

Milan renditet në vendin e pesëmbëdhjetë me 3 pikë në katër ndeshjet e para të Serisë A, me 1 fitore dhe 3 humbje.

Top Channel