Charlotte Garside është fëmija më i vogël në botë pasi në moshën 5-vjeçare është vetëm 68 centimetra e gjatë dhe peshon vetëm 4 kilogramë.
Por edhe pse ka përmasat e një të porsalinduri, Charlotte ka ndërmarrë një hap të madh në jetën e saj pasi këtë muaj ka nisur të shkojë në shkollë.
5-vjeçarja ka lindur me një çrregullim shumë të rrallë që nuk ka as emër. Doktorët i jepnin vetëm një vit jetë vajzës fatkeqe, por Charlotte është rritur duke u bërë një vajzë shumë e shkathët.
Nëna e saj shprehet për ‘Daily Mail’: “Edhe pse ka një problem të dukshëm, Charlotte ka shumë personalitet dhe kërkon të bëjë çdo gjë që bëjnë moshataret e saj. Kisha frikë se mos në shkollë do të lëndohej nga fëmijët e tjerë, por ajo nuk është aq delikate sa duket”
Ashtu si trupi, zhvillimi mendor i 5-vjeçares është paksa i vonuar. Gjithsesi prindërit e saj kanë besim: “Do të shohim se çfarë do të ndodhë sepse Charlotte na ka habitur gjithmonë për mirë. Nuk prisnim të jetonte kaq gjatë si fillim.”
Top Channel