Rrjeti shoqëror më i madh në botë, “Facebook”, është duke planifikuar të bëjë disa përmirësime që do ta lejonin që të konkurronte motorin më të madh dhe më popullor të kërkimit, “Google”.
Në një intervistë kërcënuese ndaj gjigantëve të tjerë kompiuterikë, themeluesi i “Facebook”, Mark Zuckerberg, u shpreh se “”Facebook” është në një pozitë unike për t’i dhënë përgjigje pyetjeve që njerëzit mund të kenë”.
Aktualisht, një pjesë e mirë e fitimeve të rrjetit vjen nga aftësia për të kategorizuar njerëzit dhe duke bërë më efektiv reklamimin, e shpëndarë sipas interesave.
Formulari i regjistrimit të “Facebook”, të dhënat personale dhe të gjithë pëlqimet në rrjet, i shërbejnë kompanisë për të kuptuar më mirë interesat dhe për të ofruar kështu për secilin prej 900 milionë përdoruesve shërbime dhe reklamime të personalizuara.
Ajo që rrjeti po përpiqet të bëjë për të rivalizuar “Google” është e ngjashme, me interesat dhe pëlqimet që do të vendosen në funksion të kërkimit, për të bërë më efektive gjetjen e asaj që konkretisht kërkohet, nëpërmjet përdorimit të një fjale kyçe.
Aktualisht, “Google” dhe “Facebook” janë dy faqet më të klikuara në botë.
Nëse Zuckerberg do të jetë në gjendje të shnërrojë rrjetin e tij në një motor gjigant kërkimi gjithashtu, sipas ekspertëve, ky mund të jetë çelësi që do të shërbejë për të shndërruar përfundimisht “Facebook” në faqen më popullore në botë.
Top Channel