Milano në heshtje, Inter dhe Milan K.O.

23/09/2012 19:10

Milani dhe Interi vazhdojnë serinë e rezultateve negative pas ndeshjeve në Europë dhe kampionatit italian të Serisë A.

Ekipi i Allegrit humbi në transfertë ndaj Udinezes me rezultatin 2-1. Ndërsa ai i Stramacionit, 0-2 ndaj Sienës.

Për Udinezen shënuan Ranegie dhe Di Natale me penallti, ndërsa kishte shkurtuar Al Sharaui për Milanin që e mbylli takimin me 9 futbollistë pas përjashtimit me kartonë të kuq të Zapatas dhe Boateng.

Në “San Siro”, Interi humb dhe kontestohet nga tifozët. Për Sienën shënojnë Vergasola dhe Valiani.  

Top Channel