Zhaku: Albumi i ri, keqkuptimet dhe projektet

22/09/2012 00:00

Intervista e parë në Skype në programin “Poke” për këtë javë ka qenë me një prej artisteve më kontroverse. Le ta përkufizojmë kështu, megjithëse nuk është hera e parë që Zhaku ka marrë përcaktime, sepse nis gjithçka nga origjinaliteti i saj.

Kjo vajzë duket se prej vitesh tashmë, falë dhe edukimit të saj, impaktin në publik nuk e lë të pakët. Duket gati gati sikur janë thjesht iniciativa që të ngjallin kuriozitet, por Zhaku arrin t’i finalizojë dhe madje të flasë hapur sikurse ne e kemi parë në shumë shfaqje të saj televizive, qoftë produksione të nisura dhe të çuara drejt suksesit në fund, qoftë dhe si e ftuar të flasë hapur për gjithçka që e mendon, mirë apo gabim.

Lidhja direkte e drejtuar nga Albana Osmani është bërë nga ambjentet e shtëpisë, prej nga Zhaku ka folur shtruar në lidhje me projektet e saj më të reja. Albumi i saj “Shakull” ka disa ditë që eksziston në tregun muzikor shqiptar, konkretisht në Shqipëri dhe Kosovë.

Albana: Pershendetje Zhaku!

Zhaku: Pershendetje, Albana. Faleminderit edhe per ftesen edhe per fjalet e bukura.

Albana: S’besoj se ishin thjesht te bukura edhe te perpiluara mire. Besoj se je dakord me perkufizimet.

Zhaku:
Nejse, mua me behet qejfi me thene te drejten sepse shoh qe te pakten eshte mire kur vleresohesh nepermjet punes qe ben dhe jo keshtu kot. Dhe me vjen mire qe ka ardhur kjo dite qe vleresohem nepermjet rezultateve te puneve te mia.

Albana: Mire, atehere hyjme drejt e ne teme. Zhaku, Inida Gjata eshte emri juaj real, pavarsisht se te gjithe te njohin me emrin Zhaku. Si ka nisur pasioni jot per muziken, permenda “Shakull” dhe e nisim direkt me albumin tend dhe kete permbledhje kengesh interesante, ndoshta fjala ‘interesante’ tingellon pak falso por ne te vertete jane te tilla ndersa i degjon.

Zhaku: Faleminderit. Ne fakt une me muziken kam qene shume e lidhur qe kur kam qene e vogel, pavarsisht se nuk eshte se e kam ekspozuar, e kam publikuar shume. Here pas here une jam shfaqur edhe duke kenduar ne fakt, por mbase produksionet nuk kane qene ne maksimumin e tyre, mbase une nuk kam qene ne maksimumin tim, mbase kam pasur dhe gjera te tjera. Nderkohe, nuk jam perqendruar ndonjehere shume seriozisht per te publikuar gjera dhe per te fituar statusin e kengetares apo te autores, apo autores se kengeve. Megjithate, me ne fund rastesisht fale Kristianit, te dashurit  tim, me te cilin une jam njohur qe para tre vjetesh, ai eshte nje muzikant shume i njohur ne Europe dhe ka prdhuar hite te sukseshme, ia kam arritur qellimit. Ne ishim lidhur bashke dhe nderkohe qe komunikomnim me njeri tjetrin projektet qe kishim bere, une i tregova atij disa prej kengeve qe kisha shkruar vete ne menyre te pavrur ne shtepine time sepse vazhdimisht kam krijuar, pavaresisht se nuk i kam bere publike keto gjera. Ai u bind qe une kisha talent per kete pune dhe ai si producent i suksesshem qe eshte dhe me qene se e kishim vendosur qe te jetonim bashke na lindi ideja per nje tjeter element shume te rendesishem i cili do te na lidhte me shume. Dhe ne fakt keshtu ndodhi, neve pergjate ketij viti kemi realizuar albumin tone “Shakull” i cili eshte projekt ne fakt, ne te dy do paraqitemi vazhdimisht me kete titull, pavaresisht nga albumet qe do bejme, pavaresisht nga koncertet, pavaresisht nga ne si individ. E kjo eshte vertet nje permbledhje origjinale kengesh qe jane shume te vecanta, te cilat permbledhin e permbajne rryma te ndryshme. Ne jemi shume krenare me thene te drejten, sepse disa prej kengeve qe tani jane bere shume te sukseshme, pavaresisht se eshte akoma heret per te thene.

Albana: Po njera prej tyre eshte shume e lezetshme!

Zhaku:
Ne rruge na e kendojne disa njerez, me behet qejfi per kete. E shof qe po ecen mire dhe te shohim tani. Ne nderkohe jemi duke bere koncerte, por edhe vazhdojme punen tone ne studio. Kemi nje studio modeste ne shtepi. E kemi modeste, por teknikisht eshte shume e mire.

Albana: Tekstet e kengeve ne kete album, albumi “Shakull”, jane te realizuara nga ty dhe ne fakt nuk eshte hera e pare qe Zhaku prezantohet si autore tekstesh, madje ne bashkepunim edhe me emra te tjere njohur  te artit shqiptar.

Zhaku: Ne fakt une jam edhe autore e disa teksteve te tjera te cilat nuk jane produsione te krijuara nga une dhe Kristiani. Une kam kohe qe bashkepunoj edhe me producente te tjere qe jane te sukseshem e te famshem. Jo me te gjithe kam marredhenie shume te mira per hir te se vertetes dhe shkak kane qene keto bashkepunime qe vertet kane nxjerre produkte shume te sukseshme, por qe ne fakt si bashkepunim kane qene zhgenjyese per mua. Megjithate, une jam e lumtur qe publiku dhe njerezit ne Shqiperi i vleresojne disa prej ketyre kengeve qe une kam shkruar, sic eshte per shembull kenga “Ajo Eshte Ajo”, te krijuar nga  Kledi Bahiti.

Albana:
Kjo kenge eshte vleresuar ne edicionin e fundit te koncertit Top Fest, nje kenge shume e bukur.

Zhaku:
Me behet shume qejfi, po edhe une kam shkruar kenge qe jane bere shume te sukseshme, te kenduara nga Soni Malaj, Rozela Gjylbegu, Samanta Karavello. Ndersa Kastro Zizo me ka vjedhur dy kenge.

Albana:
Kastro Zizo te ka vjedhur dy kenge? CIlat kenge dhe pse ka ndodhur kjo?

Zhaku: Kjo ka ndodhur sepse ashtu ia jep truri Kastro Zizos, por ka qene shume e tmerrshme ne fakt, shume zhgenjyese dhe shume fyese per mua qe nje kenge si “Doruntina dhe Kostandini”, te cilen e ksiha krijuar por e kisha regjistruar ne studion e Kastros, befas e pash te konkurronte tek “Kenga Magjike”. Dhe ishte shume fyese per menyren se si Kastro pastaj reagoi dhe shume e shume te tjera, dhe ne te vertete atij njeriu ia kam vene vizen perfundimisht. Por dua te them qe ndodhin dhe keto gjera. Ka shume tekste te cilat i kam shkruar une dhe nuk e kane emrin tim fare dhe kjo eshte shume fyese, Albana.

Albana: Kete e ka bere vetem Kastro, apo ka edhe emra te tjere?

Zhaku: Edhe te tjeret nuk eshte se jane me te mire. Ka ca qe duken se jane njecike me te mire, ka ca qe jane te mire se e kane nga halli, se jane te detyruar per ceshtje te lidhjeve qe kane me mua, ka ca qe… Domethene qe ne pergjithesi nuk kane shume respekt dhe une jam ndiere e fyer dhe e ofenduar nga keto gjera. Megjithate, nuk i kam kushtuar shume rendesi ketyre se jeta ime nuk varet nga keto. Mua thjesht me vjen keq qe merita nuk njihet ne Shqiperi.

Albana: Eshte edhe pak ceshjte rivaliteti?

Zhaku: Nuk e di pse duhet te kene rivalitet me mua njerezit, por s’e kam vene veten asnjehere ne pozita konkurruese me askend, pasi une kam besim tek ajo qe jam, kam besim tek ajo qe bej, kam personalitetin tim dhe te tjeret, kush krijon nje fare emri, nje fare reputacioni, une mendoj se duhet te ndjehet njelloj dhe duhet te veproje sipas trurit te vet dhe te shohe mos ta vere veten ne pozita konkurruese me te tjeret. Ketu ne Shqiperi fatkeqesisht te gjykojne duke u nisur nga vetja, por dhe te vendosin shume ne krah te njerezve dhe jo gjithmone njerezit kane nivelin tend, jo gjithmone ti ke nivelin e njerezve dhe kjo mosperputhje krijon pastaj keto probleme, zhgenjimet, keqkuptimet, ejt. etj.

Albana: Vakum ose kolaps, domethene nuk ka hapesire ne te menduar per t’i dhene tjetrit qofte dhe vetes ne radhe te pare. Po flas edhe une pak, po perkufizoj ate qe the. Po emra te tjere? Une e di qe ke bashkepunuar edhe me Florjan Mumajesin, nje tjeter producent i suksesshem ne tregun shqiptar muzikor.

Zhaku: Shume i suksesshem eshte Flori, dhe disa prej kengeve qe ai ka bere mua me pelqejne shume, sic jane kenget e Elvanes. Me pelqejne shume. Edhe Elvana me pelqen shume ne pergjithesi si artiste por edhe me Florin kam pasur probleme qe nuk behen me dashakeqesi, Albana. Ndodhin rastesisht nga pakujdesia, nga mungesa e disa vlerave qe njeriu i ka brenda vetes por as nuk ja vlen te merresh se Flori nuk eshte as i pari e as i fundit. S’jane dhe gjera kaq te rendesishme.

Albana: Por ndoshta ti je nje prej ketyre personazheve qe i thua dhe i konsideron gati gati te zakonshme, pavaresisht se te kane prekur per ato cfare te eshte zhdukur, por le ti konsiderojme pjese te punes ne fund te fundit edhe le t’ja leme kohes.

Zhaku: Koha, koha. Koha i zgjidh te gjitha, koha ka per ta treguar luften se kush ka fituar, e kam une nje fraze ne nje nga kenget tona te “Shaku”.

Albana: Mire pra, le te flasim pak per Kristianin, per kete djale qe duket sikur te ka rrembyer zemren prej tre vitesh. Ai nuk eshte shqiptar, ai eshte nje artist i njohur per disa produksione te tij qe ne i gjejme ne YouTube dhe jane transmetuar edhe ne radio dhe jane klipe te mirerealizuara. Dua te di si vazdhon jeta juaj. Une e di qe ju jeni te frymezuar per nje sere gjerash, madje edhe disa iniciativa humanitare do doja t’i dija te gjitha Zhaku sepse ndoshta teleshikuesit nuk e kane idene.

Zhaku: Me pelqeu qe pyete per kete, eshte ne fakt nje projekt qe gjithashtu e kemi bashkangjitur sepse ky projekt ka nevoje per shume kohe dhe do duhet nja dy vjet qe te finalizohet sepse behet fjale per ndertimin e nje qendre profesionale per personat qe nuk degjojne dhe nuk flasin, te cilet do te shnderrohen ne video dhe foto reporter. Nje kurs profesional per personat qe nuk shohin, te cilet do shnderrohen ne producent audio, do prodhojne audio books, prodhime audio nga me te ndryshmet, per grate invalide qe jetojne ne karrike me rrota, do ndjekin kurse rrobaqepsie dhe do punojne per nje linje mode. E kemi filluar punen per kete, por ka nevoje per shume kohe, keshtu qe dhe njerezit te mos mendojne qe keto gjera behen kaq shpejt, menjehere, sepse duhet ndetuar nje godine njehere, duhet gjetur nje godine nga bashkia, duhet vendosur cilat nga godinat do jepet nga bashkia Tiranes e cila eshte shume mbeshtetese per kete projekt. Gjithashtu, edhe qendra e sherbimit social ka treguar gatishmerine e saj. Disa organizata e fondacione dhe shoqatat qe mbulojne interesat e ketyre personave kane shprehur interes, mirepo eshte nje projekt qe do doje kohen e tij. Kjo eshte pak a ashume cfare u kemi bashkangjitur koncerteve qe kemi bere, kemi promovuar edhe kete projekt. Megjithate me Kristianin gjithcka ka nisur tre vjet me pare kur Kristianin e kane ftuar ne nje nga klubet me te mira ne Tirane per te luajtur muzike dhe u njohem rastesiht te klubi i nje shokut tim. Kaluam tre dite bashke dhe pastaj vazhduam njecike si ne internet lidhjen tone, lidhu ndahu, lidhu ndahu, pastaj e kerkuam njeri-tjetrin prape se s’na shqitej nga mendja dhe pastaj u takuam prape, kaluam pushimet bashke dhe vendosem te jetojme bashke, por ku? Une nuk doja te shkeputesh nga Shqiperia per shume arsye, per ceshtjen e gjuhes qe e dua shume dhe ndjehem shume e plotesuar ne Shqiperi kur flas shqip, por dhe pse une anglisht flas dhe gjuhe te tjera besoj nuk eshte problem elekuence, por eshte problem plotesie dhe ne Shqiperi me thene te drejten nuk jetohet keq. Kristiani e ka me te lehte te levize sepse producent eshte dhe thjesht mund te ndryshoje mabjentin. E ka me te lehte levizjen se eshte gjerman, pra ka te tjera lehtesira. Megjithate ne ne Shqiperi ndjehemi me mire. Shqiperia eshte e bukur po te dish te shkosh ne disa vende, eshte edhe frymezuese, edhe pse eshte e shkaterruar shpesh here, por kjo eshte rremuja e Shqiperise.

Albana: Te mobilizon artistikisht dhe jo vetem?

Zhaku: Ne jemi nje cift i lumtur mund te quhemi me njeri-tjetrin. Ndjehemi sikur ishte shkruar qe te rrime bashke, shpresoj shume. Une nuk shpreoj shume te shpresa, e kam inat shpresen se me duket me shume per apatiket, per ato qe rrine e presin, megjithate une uroj qe gjerat te vazhdojne te shkojne gjithmone per mire dhe deri tani nuk kemi ndonje aryse pse te qahemi.

Albana: Me vjen shume mire qe je realiste dhe ndjehesh e lumtur. Te gjitheve besoj iu vjen mire kur degjojne dike te shprehet pozitivisht per ate qe ka ne krah. A eshte Kristiani aty me ty apo jo?

Zhaku: Kristiani iku sepse na la vetem, megjithate une do ta therras nese ti do.

Albana: Ok, vetem per ta pershendetur.

Zhaku: Ne rregull ja, po bertas. Ja, po vjen.

Albana: Ok.

Zhaku: Se mua me eshte prishur dhe kompjuteri dhe perdora nje nga kompjuterat e atij. Eshte i gjithi gjermanisht dhe nuk di ta perdor per asnje gje.

Albana: Rendesi ka qe jemi mire, teknikisht dukesh shume bukur, dukesh mire.

Zhaku: Can you come and say ‘hi’ please? You ëill not see her?

Kristian: Mirdita.

Albana: Mirdita. Si je Kristian?

Kritian: Hi!

Albana: A ke mesuar ndopak shqip? Did you learn albanian?

Kristian: Une nuk flas shqip shume mire.

Albana: Ti nuk flet shqip shume mire!

Zhaku: Pak shqip.

Albana: Kristian, we just like to say hello.

Kristian: This miss…

Albana: Ok, bye, have a nice day. Ok, tamam si gjermanet na ka pershendetur, Zhaku. Zhaku, boll e puthe.

Zhaku: Me falni, me falni. Nuk e putha, e pershendeta.

Albana: E pame!

Zhaku: Pra, gjermanet ndryshe nga c’jemi mesuar neve ne propagandat, ne perceptim flas, nuk jane aq te ftohte e aq te serte.

Albana: Zhaku, le t’i kthehemi serish albumit, “Shakull”. Ne i dime disa lloj nenkuptimesh. Pse e keni zgjedhur kete term dhe cfare nenkupton ekzakt?

Zhaku: “Shakull” nenkupton pikerisht ate 2 milion, eshte nje fjale shume e pasur me nenkuptime, pershkruan ndjenja nga me te ndryshme ekstreme, ndjenja pozitive dhe negative njekohesisht. “Shakull” domethene i goditur, i befasuar, i pataksur, i magjepsur, pra eshte nje fjale shume e pasur. Kristiani donte ta titullonim Zhaku, por nga emri Zhaku ndonjehere kam neveri se e degjoj te permendet aq shume, sidomos kur e degjoj shpesh “Zhaku, Zhaku, Zhaku” vertet me iken truri, dhe thashe t’ia vinim Shakull meqenese edhe me “Zhaku” ngjan dhe sepse ngjall kuriozitet. Eshte nje nga fjalet me te vjetra te gjuhes shqipe. “Shakull’ perdorej dikur ne kohen e lashte per te shpjeguar goditjen nga Zoti, eshte nje rrufe qe sjell Zoti per te ndeshkuar. Keshtu qe eshte nje fjale e bukur qe edhe ka vlere. Ne sigurisht nepermjet albumit tone duam edhe te promovojme gjuhen shqipe sa e bukur dhe e vecante eshte. Edhe te huajt qe degjojne muziken tone, e pelqejne gjuhen tone edhe pse s’kuptojne asnje gje. U duket shume e vecante. Ashtu si shqipja eshte ne te vertete dhe te shohim se si do shkoje. Une qe kur pash albumin te realizuar e mbarova ambicien time. Thash se njerezit tani duhet vetem ta degjojne. Kurse kristiani ka menduar edhe per jashte. Kemi filluar koncertet ne Shqiperi, por kemi pasur edhe ftesa te ndryshme nga Mynihu, Austria per te shkuar per te bere koncerte.

Albana:
Keto ndoshta jane disa dhe nga qellimet tuaja, per te dale ne tregun jashte. Me thuaj Zhaku, me ‘finalizova ambiciet e mia’ po me thua se nuk do te kemi album tjeter?

Zhaku:
Jo, jo, do te kemi, por e kam fjalen se qellimi im ishte te realizoja nje permbledhje kengesh me cilesi shume te larta, nje nga endrrat e mia qe nuk e kisha realizuar akoma dhe fale Kristianit, rastesise dhe harmonise qe kemi ne muzike u realizua e gjithe kjo. Gjithashtu, Kristiani eshte edhe autori i 2 prej kengeve te mia te preferuara. Dhe te kesh 2 prej kengeve te tua te preferuara nga Kristiani, s’ta merr mendja se do benim albumin bashke. Fale ndihmes se miqve tane e kemi finalizuar albumin edhe pse ne nuk e kemi nxjerre ne shitje, edhe pse kemi filluar te dalim neper koncerte, edhe pse tregu shqiptar nuk eshte ndonje far tregu qe ti mund te kesh ardhura vetem nepermjet koncerteve. Edhe ato koncertet shpesh here jane shkaterruese per artistin, se varesh nga kushtet, nga teknika. Ne jemi mesuar te bejme koncerte me kushte teknike shume te mira. Heren e fundit qe beme koncert na duhej te kendonim me bokse shtepie. Ishte shume e tmerrshme. Te vinte keq per njerezit qe nuk degjonin asgje, me vinte keq per ne.

Albana: Cfare ke bere per te perfituar albumin, perfitime ekonomik?

Zhaku: Asgje. Kemi pasur miqte, kompanite qe u ka interesuar projekti por jo ndonje fare leku. Ne shpenzojme shume dhe shkojme edhe si turiste neper Shqiperi. Jam shume e dashuruar edhe me produketet shqiptare. Dmth, nuk shkojme per te bere leke. Kur shkuam ne Permet ku nuk ndodh asgje, te vjen keq qe 1 here qe ndodh nuk ndodh mire. Megjithate, ne Tirane doli shume bukur tek piramida dhe te Tirana Ekspres. Do shkojme ne Kosove, Korce, ka ulje e ngritje sigurisht. Njerez ka pasur shume. jam shume e kenaqur qe njerezit kane kuriozitet dhe vijne. Ishin zbukuruar, ishin veshur. Ne permet edhe nga Elbasani kishin ardhur dhe me erdhi vertet shume keq qe nuk paten mundesi te shohin ate qe bejme. Megjtihate, ne e cmendem qytetin, dicka e rendesishme ndodhi. Eshte problem te pi cigare nderkohe?

Albana: Mund ta pish. Pervec muzikes, pikturon, shkruan. Kombinime?

Zhaku: I kam bere qe e vogel. Me duket sikur nuk jam rritur asnjehere. Gjithe diten kur kam qene e vogel pikturoja, shkruaja, kendoja me mamin, shpikja kenge, kerceja, ndaj me duket sikur jeta ime nuk ka ndryshuar. Edhe teater sigurisht qe kam bere se kur behesh me regji teatri edhe plotesohesh me shume si artist edhe eshte shume interesante si dege. Kur e merr seriozisht, kuptohet, se ka shume qe s’e marrin seriozisht, thjesht gjejne ndonje burre, grua apo per te mare ndonje diplome. Kjo eshte fatkeqesia ne Shqiperi se ti nuk shihesh qarte pasi te paralelizojne me njerez qe s’kane ndonje tribut dhe s’kane nodnje vlere te madhe por kane titullin, statusin.

Albana: Te gjitha keto te shoqerojne edhe tani, edhe pse vitet kalojne. Prape e re je. Si e planifikon raportin me Kristianin? Keni bere ndonje plan konkret dhe planet me te aferta artistikisht?

Zhaku: Kam edhe nje projekt tjeter televiziv, por besoj se do ta nis ne dhjetor, eshte shume i bukur, do i jepet mundesia te gjithe njerezve te behen famshem per ate qe dine apo nuk dine te bejne. Neqoftese do me kontakojne mua, do shkoj une me kamera dhe do t’i venods ne rrethana te ndryshme per te treguar talentet qe kane. Do jete nje program i bukur. Te gjithe duan te behen prezantues. U cmenda. E para, prezantues nuk eshte zanat, nuk eshte profesion apo jo? Duhet ta kuptojne qe nuk eshte shume e lehte. Duhet te kesh disa talente qe te besh nje program dhe me duket se jemi te plotesuar me numrin e prezantuesve.

Albana: Gjithesesi, hapesire ka per talentet e reja.

Zhaku: Duhet te kesh ca elemente te tjere, si i ke ti, Luana qe me pelqen shume. Dua qe permes ketij komunikimi t’i them njerezve se kur kane nje prezantim per te treguar talentin qe kane, prezantimi nuk eshte ndonje talent i madh. Eshte nje cilesi qe i shtohet disa cilesive te jera me te rendesishme.

Albana: Shoh muret e shkruara me grafit. Kjo eshte shtepia jote apo zyra?

Zhaku: Shtepia. E kemi bere une me Kristianin. Kemi bere fjalor gjermanisht – shqip ne menyre qe te mesonim une gjermanisht, ai shqip. I kemi bere shume te bukura dhe nuk i shohim si fjalor por si pune arti dhe s’kemi mesuar. Eshte nje gje interesante se ne e kemi bere kete pune prej 3000 mije lekesh te reja dhe kemi shkrire talentin tone dhe pikturat qe kishim, meqenese s’na pelqenin i kthyem nga ana tjeter dhe u bene shume te bukura.

Albana: Zhaku, kemi zhvilluar nje bisede te ngrohte. Me vjen shume mire per kete. Shoh se je e realizuar ne shume aspekte dhe ku ka me mire se te rrish perballe nje personi qe flet dhe tregon se c’ka realizuar deri tani, qe eshte e dashuruar, qe mendon pozitivisht.

Zhaku: Pavaresisht se ndjej shume gjera te rendesishme qe kane ndodhur ne jeten time, qe me kane bere shume mire si person, nuk e di se c’do na sjelle e ardhmja. Planet e mia afatgjata do shohim sa do realizohen, por pavaresisht se s’kam bere leke i kam arritur gjerat qe kam dashur ne jete se me motivon pasioni. Fatmiresisht kam gjetur Kristianin qe me ploteson dhe ne pergjithesi kemi marredhenie shume te mira. Punojme dhe jetojme bashke.

Albana: Besoj se mami, qe eshte pedagoge, te sheh mire dhe eshte e lumtur?

Zhaku: Po, po.  Mendon se gjeti karar, por jetes nuk i dihet.

Albana: Ka qene nje kenaqesi shume e madhe te flisnim se bashku. Faleminderit per kohen qe na dhe.

Zhaku: Mirupfashim. Ju falenderoj dhe ju pershendes shume.

Top Channel