“Shtëpia” super luksoze mbi 4 rrota

22/09/2012 14:55

“Volkner Mobil Performance Bus” është një shtëpi luksoze mbi rrota e nxjerrë në shitje për 1.5 milion euro.

Autobusi në fjalë është 12.5 metër i gjatë, në brendi ka dhomën e ndenjës luksoze, këndin e kuzhinës, po ashtu i mobiluar në mënyrë luksoze, dhomën e gjumit, banjon dhe një garazh për të parkuar makinën.

Garazhi ndodhet mes rrotave të para dhe të pasme të “shtëpisë luksoze të lëvizëshme” dhe është i përshtatshëm për të strehuar mjete sportive të tipi Ferrari apo Lamborghini.

Mjeti është projektuar në mënyrë të tillë që t’u ofrojë pronarëve të tij komoditetin maksimal edhe në udhëtimet më të gjata të mundshme.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA