Besa fiton ndaj Teutës, incident pas ndeshjes

22/09/2012 00:30

Besa është fituesja e derbit me Teutën. Skuadra e Ilir Dajës triumfoi ndaj durrësakëve falë golit të kosovarit Berisha.

Ndeshja që startoi javën e katër nuk dha shumë emocione sidomos në pjesën e parë ku të dyja skuadrat bënë shumë gabime në tentativat e tyre për të rrezikuar.  

Në të dytën ishin kavajasit ata që e nisin vrullshëm lojën ndërkohë që nga ana tjetër me një kundërsulm të shpejtë Teuta arrin të shënojë me Xhafën, gol ky që u vlerësua si i parregullt nga anësori për pozicion jashtë loje të sulmuesit vlonjat.

Në aksionin pasues, Berisha gjeti të përgjumur mbrojtjen e Teutës dhe shënoi golin e fitores për Besën, i dyti ky për kosovarin në këtë sezon. Atëherë kur pritej që Teuta të reagonte, Mancaku lë skuadrën me 10 lojtarë pas një gjesti që s’ka asnjë lidhje me futbollin.

Mësohet gjithashtu se një grup tifozësh kavajas, mes tyre edhe familjarë të mbrojtësit Krasniqi kanë goditur sulmuesin e Teutës, Daniel Xhafaj madje në prani të forcave të rendit. Ky incident është mbyllur pas ndërhyrjes së trajnerit të Besës, Ilir Daja.

Top Channel